Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se vendi i tij nuk do t’i vë kurrfarë sanksioni Rusisë.
“Miqësia midis Serbisë dhe Rusisë është tradicionale dhe tash marrëdhëniet tona janë në nivel të bashkëpunimit strategjik. Kështu që Serbia nuk i ka vënë, as tash a kurrë nuk do t’i vë sanksione Rusisë, pavarësisht presionit”, ka thënë Daçiq për Tass.
Sipas tij Serbia ka na plan anëtarësimin në Bashkimin Evropian çka sipas tij nuk do të jetë pengesë në marrëdhëniet serbo-ruse.
Moska e ndihmon Beogradin, sipas Daçiq, në mbrojtjen e interesit kombëtar.
“Do të ishte e papërshtatshme dhe e ligë që ne të ndiqnim vendet perëndimore në vënien e sanksioneve”.