Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e ka nervozuar deklarata e kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili i ka kërkuar shefit të ri të diplomacisë evropiane, Josep Borell, që të përfaqësojë qëndrimin e gjithë BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe jo Spanjën, shtetin nga i cili vjen ai në këtë post.
Kryediplomati serb gjithashtu tha se ShBA janë duke u përgatitur propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës,
Shefi i diplomacisë serbe, siç shkruan gazeta serbe “Danas”, përcjell Telegrafi, ka porositur kryeministrin bullgar Bojko Borisov që të respektojë qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe jo t’i mbajë leksione shefit të sapozgjedhur të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar, Daçiq ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është se “Kosova nuk është e pavarur.”
“Bojko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksion Borellit. Në çfarë ngjanë kjo, kjo është e neveritshme. Më së shumti më nervozon hipokrizia, mjaft më me këto. Të mos flas se ka fituar dekoratë nga ne [Borisov]”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.
Shefi i diplomacisë serbe tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila, ndër të tjera, nënkupton se Beogradi duhet të ndërpres aktivitetet e lobimit për tërheqjet e njohjes së Kosovës, kurse Prishtina të heqë taksën ndaj importit të mallrave serbe.
“Nëse Prishtina ndalon lobimin për pavarësi, ne do të ndalojmë lobimin për tërheqjen e njohjeve, por kjo nuk do të ndodhë. Ata duan që ne të bëjmë diçka që Prishtina ta heq taksën. Ne duam dialog, por jo me taksa, ato duhet të hiqen në mënyrë që dialogu të vazhdojë”, tha ministri.
Ai vlerësoi se zyrtarët e BE po veprojnë si ‘tibetianët e mençur”, të cilët “vazhdimisht i tolerojnë aktet dhe provokimet e njëanshme të Prishtinës, qëllimi i së cilës, siç tha ai, është ta bëjnë “dialogun pa fund”.
“Ne nuk e dimë se çfarë është gjëja tjetër që mund të shpikin në Prishtinë, në mënyrë që të mos ketë kompromis, por ajo që ata mendojnë se është e lejuar të bëjnë është ta harrojë atë”, tha Daçiq.