Daçiq: Synimi im është që askush të mos e njohë më Kosovën

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha se puna e tij është që të sigurojë, që asnjë vend tjetër të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

“Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, Serbia po tregohet e sukesesshme në të bindurit e vendeve të tjera, që të tërheqin njohjen e Kosovës, por shtoi Daçiq, një gjë e tillë i shqetëson disa vende perëndimore.

Daçiq po ashtu tha se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e sukesesshme, pasi ka njoftuar shtatë vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë.

“Afrika për ne është shumë e rëndësishme sepse në Kombet e Bashkuara ka 53 anëtarë”, thënë Daçiq.

Ai tha se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por tha se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit.

Sipas të dhënave zyrtare, pavarësia e Kosovës është njohur nga 116 vende të botës.

Në mesin e tyre janë edhe 13 shtete, për të cilat autoritetet e Serbisë pretendojnë se e kanë tërhequr njohjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme