Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar në ministri disa nga ambasadorë e Serbisë, të cilët ka informuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ministri i jashtëm serb zhvilloi bisedime me ambasadorët e Serbisë në Portugali, në Austri, Shqipëri, në Nigeri, si dhe ambasadorin e Misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës.
Siç thuhet tutje, Daçiq i ka njoftuar ambasadorët rreth situatës në Kosovë, si dhe rreth ndërprerjes së dialogut.
“Në bisedime të veçanta me ambasadorët e Serbisë, ministri përsëriti prioritetet e politikës së jashtme dhe kërkoi angazhimin e shtuar të ambasadorëve në përputhje me interesat kombëtare të Serbisë”, shkruajnë mediat serbe.