Daçiq: Trump është i interesuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga presidenti Donald Trump, janë të interesuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Trump është i interesuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Trump ka nevojë për sukses të politikës së jashtme dhe kjo do të ishte një zgjidhje e përhershme për Kosovën që nuk mund të arrihet pa zgjidhje me Serbinë”, tha kryediplomati serb për TV Happy.

Këto deklarata erdhën pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump përmes një letre drejtuar homologut të tij serb, Aleksanadar Vuçiq ku i ka kërkuar njohjen e Kosovës. Letër kreu i shtetit amerikan i ka dërguar edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ku poashtu i ka përmendur njohjen nga Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme