Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq tha se Kosova nuk mund të ketë një ulëse në Kombet e Bashkuara, përderisa ky nuk do të ishte qëndrimi i Serbisë.
Ai për Radio Televizionin Vojvodina tha se mbetet në pozicionin se vlerësimet e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogerini dhe Komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn se 2018-a është vendimtare për të ardhmen e Kosovës “paraqesin përralla”, duke shtuar se do të ishte mirë nëse do të vinte deri tek një zgjidhje e qëndrueshme, por aktualisht sipas tij kjo nuk është reale.