Daçiq: Zor se mund të arrihet konsensus për Kosovën

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot, para seancës së Kuvendit kushtuar Kosovës, se asgjë nuk ka ndryshuar në dialogun për Kosovën në lidhje me peshën e situatës dhe se është shumë e vështirë të arrihet një konsensus.

“Sfidat kanë mbetur të njëjta, mbase edhe më të forta, presionet po bëhen më të rënda, ne po kërkojmë gjithçka dhe ne nuk po ofrojmë pothuajse asgjë,” tha Daçiq, duke shtuar se kjo është arsyeja pse presidenti Aleksandar Vuçiq i kërkoi që t`ua përcjellë deputetëve sesi është situata, raporton Kosovo Online.

Daçiq shprehu bindjen e tij se Vuçiq nuk do të nënshtrohej nën presionin, se ai kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe se do të investonte gjithçka për të ruajtur paqen dhe për të arritur një kompromis.

Ai gjithashtu deklaroi se ka parti politike që nuk mund ta kuptojnë se mund të ketë ndarje për shumë çështje, por që për ato më të rëndësishmet, siç janë Kosova, duhet të ekzistojë uniteti i shtetit dhe stabiliteti politik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme