Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se zyrtarët në Kosovë po gënjejnë për presidentin Aleksandar Vuçiq duke thënë se ai ka kërcënuar me luftë.
Për Daçiqin ai e ka bërë të kundërtën duke thënë se Vuçiq ka synuar “që të zgjidhë konfliktin me Kosovën dhe të mos e lë të ngrirë”.
“Derisa e gjithë bota po flet për gjykimin në Hagë dhe krimet e UÇK-së, zyrtarët e Kosovës po përpiqen me të gjitha forcat e tyre të thonë gënjeshtra për Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Edhe tani, ata po gënjejnë neveritshëm për Vuçiqin që kërcënon me luftëra të reja. Përkundrazi, Vuçiq foli për nevojën për të punuar në zgjidhjen e problemeve në Kosovë dhe jo për të lënë një konflikt të ngrirë që do të mbetet një kërcënim i përjetshëm”.