Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar Shri Lankën rreth mbështetjes për Kosovën dhe shfaqi shpresën se Kolombo do të mbajë një qëndrim të tillë.
Daçiqi me kryeministrin e Shri Lankës, Ranil Vikremesing, ka diskutuar në Kolombo për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin në fusha tjera, transmeton kp.
“Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për dialogun intensiv në nivel të lartë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.