Serbia angazhohet për dialog me Kosovën dhe për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi.
Kështu është shprehur ministri serb i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka shfaqur shpresën se përfaqësuesi i ri i BE-së do të vazhdojë me vendosmëri të kontribuojë në këtë proces, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët, ndërsa në të njëjtën kohë insiston në përmbushjen e obligimeve të marra.
Ai tha se vendi i Serbisë dhe i tërë rajonit është në Bashkimin Evropian.
Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se vendi i tij është i angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe se stabiliteti rajonal është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë.