Dafina Zeqiri arrin mbi një milion klikime në këngën “Duro”

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Ajo shpesh surprizon fansat e saj me projekte muzikore, përfshirë edhe me imazhe të realizuara në përditshmëri.

Kështu, dy ditë më parë Dafina publikoi një këngë unike, që inkurajonte fansat të bëhen të fortë përkundër gjërave që iu ndodhin.

“Duro” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës kanë punuar producentët Rrzon dhe Pllumb.

Në vetëm dy ditë, një projekt i tillë ka arritur të ketë mbi një milion klikime në YouTube, duke u dëgjuar kështu në çdo cep.

Veçantia e klipit të punuar nga Entermedia ishte se shfaqte çdo dhimbje, që kushtimisht Dafina i kishte përjetuar.

Vlen të përmendet se artistja është tejet e veçantë, ndërsa për vite të tëra ka qëndruar aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme