Dafina Zeqiri flet për “lidhjen” me Dj Geek

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Prej disa kohësh në media është përfolur se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka nisur një lidhje të re, muaj pas ndarjes nga ish-partneri Jose.

Sipas ‘Iconstyle’ ajo dhe Dj Geek  kanë nisur një romancë duke qenë se janë parë shpesh herë bashkë dhe madje komentet me zemra mes tyre kanë qenë të shumta.

Lidhur me këto lajme, Dafina Zeqiri ka reaguar së fundmi në një prononcim për ‘Revistën Class’ ku hedhur poshtë lajmet duke thënë se është beqare dhe e lumtur.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s`kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme