Dua Lipa pa dyshim që është krenaria e çdo shqiptari. Ajo çdo ditë e më shumë po ngjet shkallët e suksesit, ndërsa mbrëmë i dha shkëlqim e ‘zjarr’ skenës së ‘Billboard Music Awards’ në Las Vegas.
Përveç magjisë që solli në skenë, ajo magji i dha edhe tapetit të kuq teksa parakaloi në tapetin e kuq. Veshur në një fustan vjollcë, ajo është dukur e bukur se kurrë.
Me këtë paraqitje të Duas është ndjerë krenare edhe këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri. Ajo ka postuar një instastory ku shihet Dua teksa ka shkruar: E ke mbytur! Kaq krenare!
Ndryshe Dafina Zeqiri ka më shumë se një vit që po qëndron në Amerikë ku edhe po synon karrierë.