Daka priti në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel

????????????????????????????????????
Prishtinë | 26 Shk 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim zëvendës shefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian, Marian Gabriel.

Kryetarja Daka falënderoi Bashkimin Europian për interesimin e shprehur për të përcjellur e zgjedhjeve në vendin tonë duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve, për KQZ-në, është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor, por edhe gjetjet e vëzhguesve shërbej nëpër përmirësimin e proceseve të ardhshme.

Kryetarja Daka përsëriti faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që suksesshëm të organizojë ditën e zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër që ishte në dispozicion të KQZ-së për të bërë përgatitjet.

Ndëkaq, zëvendësshefi i Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel tregoi se ky mision ka mbuluar procesin e përgatitjet së zgjedhjeve, votimin dhe numërimin. Ai njoftoi kryetaren e KQZ-së se Misioni i Ekpsertëve të Zgjedhjeve do të përgatisin njëra port për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet.

Të ngjashme