Daka: Reforma zgjedhore duhet të bëhet sa më shpejt

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 11:33 | Nga

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, gjatë takimit të sotëm me liderët politikë ku po diskutohet për reformën zgjedhore, ka kritikuar partitë politike për mos përfundimin e kësaj reforme.

Megjithatë, ajo ka thënë se KQZ ështe e gatshme të japë kontributin e saj për të përfunduar me sukses reforma zgjedhore.

“Kjo reformë ka filluar para 4 vjetëve por nuk ka përfundua asnjëherë. Kemi parë në aspektin teknik shumë mangësi, sepse ai politik i takon subjekteve politike. Në jemi të gatshëm të japim kontributin tonë”, ka thënë Daka, transmeton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se KQZ e ka të pamundur që të merret me pastrimin e listave, por sipas saj problem po shkakton edhe vota me kusht.

Daka ka thënë se shpresojnë që kjo reformë të përfundon sa më shpejt, në mënyrë që të krijohen mundësitë optimale për fillimin e ndryshimeve ligjore.

Përpos Dakës folën edhe përfaqësues të partive politike.

Korab  Sejdiu nga radhët e AKR-së  tha se jemi pro zgjedhjeve por nuk jemi pro reformës nëse ajo arrin të blej kohën dhe se listat e mbyllura janë më të sigurta.

“Jemi pro zgjedhjes por nuk jemi për reformën nëse ajo vetëm arrin të na e blej kohën. Ne mendojmë se zgjedhjet duhet të mbahen ashtu siç parashihet. Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Përveç zgjedhjeve lokale dhe qendrore mendoj që edhe zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nga qytetarët. Sa i përket listave mendojmë që listat e mbyllura janë më të sigurta dhe janë më reflektuese tek votuesit, ne këtë mënyrë ato janë edhe më të përshtatshme”, ka thënë Sejdiu.

Valon Murati, nga lëvizja për bashkim se kjo reformë zgjedhore duhet të trajtohet më mriz se herën e kaluar, raporton Ekonomia Online.

“Jemi të gatshëm që të u tregojmë njerëzve që po punojmë seriozisht. Kësaj radhe reforma zgjedhore duhet të trajtohet më mirë se herën e kaluar, sepse e para edhe pse nuk shkoi deri në fund kishte disa mangësi”, tha Murati.

Partia e Drejtësisë në krye me Ferid Aganin shprehu përkrahjen e reformës zgjedhore të paraqitur nga presidenti Thaçi.

“Jemi në vitin që i paraprin zgjedhjeve lokale, duhet të përfundojmë punën që e kemi nisur. PD është për një punë dinamike që të ketë ndryshime konkrete dhe ligjore të kem një proces gjithë përfshirës aq sa është e mundur që të kemi një proces sa më të thjesht të zgjedhjeve një vullnet të votave me numërim elektronik  siç ndodh në shumë shtete të rajonit dhe më gjerë”, ka thënë Agani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme