Irngard Furchner, ish-sekretare e komandantit Paul-Werner Hoppe në kampin e koncentrimit nazist Stutthof, është dënuar për përfshirje në vrasjet e më shumë se 10,505 njerëzve.
Furchner, 97-vjeçare, ishte punësuar si daktilografe në kampin Stutthof dhe punoi aty nga viti 1943 deri në vitin 1945. Po ashtu, ajo mbetet një nga gratë e pakta që gjykohet për krimet naziste ndër dekada, u dënua me dy vjet burgim me kusht.
Edhe pse ajo ishte punëtore civile, gjyqtari u pajtua se ajo ishte plotësisht e vetëdijshme se çfarë po ndodhte në kamp, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Diku rreth 65 mijë njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, përfshirë të burgosur hebrenj, polakë dhe ushtarë sovjetikë. Pasi Furchner ishte vetëm adoleshente në atë kohë, edhe u gjykua në gjyqin special për të mitur.
Në kampin Stutthof, i ndodhur afër qytetit polak Gdansk, janë përdorur disa metoda për vrasjen e të burgosurve dhe mijëra nga ta vdiqën në dhoma gazi nga muaji qershor i vitit 1944.
Me të filluar gjykimi në muajin shtator të vitit 2021, Furchner u arratis nga shtëpia e të moshuarve dhe është gjetur nga policia në rrugët e Hamburgut.
Kurse, komandanti i Stutthof, Paul-Werner Hoppe ishte burgosur në vitin 1955 dhe ishte liruar pesë vjet më vonë.
E Furchnerit iu deshën 40 ditë për të thyer heshtjen në gjykatë, kur ajo u drejtua vetëm me fjalët: “Më vjen keq për të gjitha që kanë ndodhur. Jam penduar që kam qëlluar në Stutthof në atë kohë dhe kjo është e gjitha që mund të them”, u shpreh Furchner.