Ndryshe nga sa pritej, takimi Shqipëri-Ukrainë, që do të zhvillohet sot në orën 16:00, në stadiumin e Evianit, do të luhet në praninë e tifozëve.
Gjatë ditës së sotme kanë dalë në shitje rreth 2500 bileta, çmimi i të cilave është rreth 35 euro, ndonëse ende nuk dihet nëse do të shiten të gjitha apo jo. Kjo pasi interesi për këtë takim ka qenë i vakët, ndërsa deri dy ditë më parë pati edhe dyshime nëse do luhej apo jo, për shkak të kontestimit të stadiumit.
Në Evian, më shumë se stadium, kemi të bëjmë me një fushë stërvitore, që ka vetëm një tribunë modeste, ndaj për këtë arsye Ukraina kundërshtoi fort zhvillimin e ndeshjes, ndërsa u desh ndërhyrja e FIFA-s që të detyronte ukrainasit të zbrisnin në fushë.