Klubi i Futbollit Prishtina përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen kthyese me Folan në raundin e parë të UEFA Europa League, nga sot janë dispozicion për shitje.
Gjithashtu, ka njoftuar se biletat do të kenë dy çmime si dhe ato mund t’i blini në tri pika të “Eurokohës”.
Ky është postimi i plotë:
“Biletat në shitje 5 dhe 3 euro
Mund t’i gjeni në 3 pikat e shitjes së “Eurokoha”
Biletat e ndeshjes kthyese të raundit të parë të UEFA Europa League ndërmjet Prishtinës dhe Fola-s, mund t’i gjeni në tre pikat e “Eurokoha” në Prishtinë.
Biletat kanë dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro dhe ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e hapur vetëm për Plisa.
Pikat e shitjes së biletave të “Eurokoha” janë në:
Te Qafa, Rruga “Migjeni” (përball ish-Bankës së Lubjanës apo OSBE-s)
Sheshi “Nënë Tereza” (për fundi “Swiss Diamond Hotel”)
Rruga “Garibaldi” (për fundi “Hotel Grand”).
Më vonë do të shtohen edhe pika tjera të shitjes, ndërsa në Mitrovicë përreth stadiumit “Adem Jashari” mund t’i gjeni vetëm në ditën e ndeshjes”.