Dalin pamjet brenda takimit Biden-Putin në Zvicër

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kanë dalur pamjet e para nga takimi i Joe Biden me Vladimir Putinin në Gjenevë të Zvicrës, raporton Gazeta Express.

Biden është i shoqëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ndërsa Putin nga ministri i Jashtëm Lavrov.

Pritet që Bideni dhe Putini  të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të ngjashme