Dalin pamjet e fundit të turistëve shqiptarë para se të largoheshin nga hoteli në Turqi

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Aksidenti i orëve të para të ditës së sotme në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë që po ktheheshin nga një shëtitje në Turqi është një ndër ngjarjet më të rënda që ka goditur popullin tonë gjatë viteve të fundit.

Mediat turke kanë publikuar detaje nga vizita e tyre në Stamboll, ku pushuesit shqiptarë sipas tyre patën një agjendë tepër të ngjeshur në dy ditët që qëndruan atje.

“Sabah” i ka kushtuar një raportim të gjatë ngjarjes së rëndë duke marrë edhe dëshmitë e punonjësve të hotelit ku qendruan shqiptarët për dy netë.

Autobusi me shqiptarët hyri në Bullgari nëpërmjet Turqisë në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme duke vijuar rrugën për në Shkup. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, shkruan ABC news.

Punonjësit e hotelit ku qëndruan ata shprehen se grupi i shqiptarëve dolën mjaft të gëzuar nga ambientet e tyre në orët e para të paradites së djeshme djëshme pasi konsumuan mëngjesin. Ata shprehen se një natë më parë, shqiptarët kishin qendruar deri vonë duke kërcyer dhe kënduar në ambientet e hotelit.

Mediat turke kanë publikuar edhe pamje nga momentet kur grupi i shqiptarëve hipën në njërin prej autobusëve të kompanisë “Besa Trans”.

VIDEO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme