Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas protestës së dhunshme të Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike.
Basha është treguar shumë i ashpër duke thënë se Berisha ka tentuar uzurpimin me veprime terroriste.
Madje ka thënë se qëllimi i Sali Berishës ishte që sot të ketë viktima.
“Ai urdhëroi sulmin e sotëm ndaj shtëpisë së demokratëve. Dua të falënderoj të pranishmit që me një përkushtim heroik bëtë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës me akte terroriste tentoi uzurpimin. Në orë kritike ata pamundësuan daljen me viktima, që ishte objektiv i Sali Berishës. Dua t’iu them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha kësaj partie i ka bërë dëmin më të madh, ndonëse jo të vetmin në këto 30 vite. Vula e kësaj tragjedie do të mbetet 8 janari. Demokratët po ngrihen e do ngrihen të bashkuar në diversitet”, tha Basha.