Dallaveret me toka, 10 vjet burg e 100 mijë euro gjobë për “stërnipin” e Hasan Prishtinës

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve në rastin “Toka 2” – Mehmet Prishtinës, Dukagjin Emërllahut, Avni Maxhunit dhe Nexharije Hotit. Të akuzuarit janë dënuar me gjithsej 32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për veprën penale “Krim i organizuar”.

Aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues në përbërje të Vesel Ismailit, kryetar i trupit gjykues, si dhe gjyqtarëve Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mehmet Prishtina është dënuar me 10 vjet burgim dhe 100 mijë euro gjobë për veprën penale “Krim i organizuar”.

Dukagjin Emërllahu dhe Nexharije Hoti janë dënuar me nga 8 vjet burgim për të njëjtën vepër penale. Emërllahu është dënuar edhe me 80 mijë euro gjobë, ndërsa Hoti me 20 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, Avni Maxhuni është dënuar me 6 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë.

Gjykata i ka liruar të akuzuarit nga akuza për veprën penale “Shpëlarje e parave”.

Ndërkaq, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e 45 ngastrave kadastrale, si dhe të mjeteve financiare që gjenden në llogaritë bankare në emër të të akuzuarve Mehmet Prishtina dhe Dukagjin Emërllahu./BetimiperDrejtesi/

Të ngjashme