“Dallëndyshja” e mban Feronikelin 74 në Superligë

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli 74 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës edhe për sezonin e ardhshëm.

Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Shefki Kuqi arriti fitore ndaj Prishtinës së Re, me rezultat 1-0, në kuadër të barazhit.

Golin e vetëm e realizoi Alban Shillova në minutën e 97’, duke shënuar me një gjuajtje të bukur.

Kështu ekipi nga Drenasi edhe sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në elitën e futbollit kosovar.

Të ngjashme