Dani Alves i ka bërë thirrje ish-bashkëlojtarit të tij, Lionel Messit, që të kthehet te Barcelona para përfundimit të karrierës.
Mbrojtësi aktual i Barcelonës tha se ai i shpjegoi ish-bashkëlojtarit të tij se nuk do të gjente ndonjë vend më të mirë se në Barcelonë, kur u largua nga klubi.
“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Është e çuditshme të jesh këtu dhe të mos e shohësh, të mos e kesh në skuadër”, tha Alves.
“Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin ashtu siç ne ëndërrojmë. Unë i thashë që ai nuk do të jetë në ndonjë vend më të mirë se këtu. Ai më tha të njëjtën gjë kur u largova”, transmeton Klankosova.tv.
“Do të ishte shumë mirë nëse Messi e përfundon karrierën e tij këtu”, shtoi ai.
Messi kaloi 17 vitet e para të karrierës së tij profesionale me katalunasit, duke shënuar 672 gola rekord për klubin, dhe po ashtu duke thyer rekord me asistime, me 268 gola, raporton 90Min.