Dani Carvajal pranë rikthimit në La Liga

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Dani Carvajal është pranë rikthimit në La Liga, këtë herë me fanellën e Getafes.

Mbrojtësi 34-vjeçar, i cili u nda nga Real Madridi në fund të qershorit dhe aktualisht është lojtar i lirë, ka avancuar negociatat me klubin madrilen.

Sipas raportimeve të fundit, Carvajal tashmë ka kryer edhe testet mjekësore, ndërsa mbetet vetëm miratimi i La Ligas për regjistrimin e tij.

Trajneri Jose Bordalas ka qenë një nga figurat kryesore në bindjen e mbrojtësit për t’iu bashkuar Getafes.

Carvajal, i cili gjatë karrierës me Real Madridin fitoi 27 trofe, përfshirë gjashtë Champions League, pritet të sjellë eksperiencë të madhe në skuadrën e Getafes.

Të ngjashme