Danimarka vazhdon mbështetjen për Kosovën, Osmani takon kryeministren Frederiksen

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, vendi i së cilës ka qenë i palëkundur në ndihmën dhe mbështetjen përgjatë çdo etape në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Në takim me kryeministren Frederiksen, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danezë për paqen dhe sigurinë në Kosovë qe nga viti 1999.

“Në takim me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme