Tottenham Hotspur e ka konfirmuar që Danny Rose është i lirë të largohet nga klubi këtë verë pasi është lënë jashtë skuadrës për turneun parasezonal në Azi.
Përfaqësuesi i Anglisë kishte qenë shumë i rëndësishëm sezonin e kaluar në sukseset e klubit londinez, por kishte lënë të kuptohet se mund të largohet në sezonin e ardhshëm.
Përpos tij, është përfolur për një largim edhe të lojtarëve të tjerë me emër të Spurs si Christian Eriksen dhe Kieran Trippier, ku ky i fundit thuhet të jetë shumë afër kalimit te Atletico Madrid.