Metaforën e fjalës popullore: “Kur je në shpi të xhamit, mos gjuaj me gurë” e ka përdorur ish-ministri i Ambientit, Dardan Gashi, për t’iu kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafës, që këtij dhe Astrit Haraqisë i tha matrapazë.
Përmes platformës wikipedia ka zbërthyer kuptimin e fjalës matrapaz, për t’ia veshur vetë Mustafës këtë epitet.
Lexo edhe: “E mjerë është ajo derë që lejon dy matrapazë t’ia bëjë politikat”
Ky është reagimi i plotë e pa ndërhyrje i Gashit:
Hyna wikipedia edhe e lexova kuptimin e fjales matrapaz, dhe deshta me nda me kryeministrin!
“Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi.”
Per me kualifiku per kete pershkrim, duhet me i humbe 4 pare zgjedhje por mi majte pozitat
Per me u kualifiku duhet me i ndeshku njerezit e partise qe nuk mendojne si ti
Per me u kualifiku, duhet me bo pazare te nates me kundershtater politik e me i tradhtu aleatet, vetem e vetem per te marre pozite
Gjithashtu per me u kualifiku duhet me i tradhetu krejt miqt, nje nga nje, me i lene ne lloq…
Duhet me zell me i sherby okupatorit e me lujt rolin e patriotit! Me fjale te tjera duhet mos me pase pike ftyre…
Thojne: “Kur je ne shpi te xhamit, mos gjuj me gure”