Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur keqardhjen me një reagim të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin “duket se ia ka shkru Dardan Molliqaj”.
Krasniqi e ka ftuar Ahmetin që ta pranojë se nuk ka pasur çare pa i realizu punësimet ilegale në Komunë.
Statusi i plotë i Krasniqit:
M’erdhi keq kur e lexova ni reagim te Shpend Ahmetit, se edhe ate po duket ia kish shkru Dardan Molliqaj. Shume keq qe Dardani po ia cakton Shpendit edhe cka me shkru, pervec qe ia cakton edhe detyrat ditore si Kryetar prej qe e ka marre mandatin.
Ma mire kish qene Shpendi me tregu qe s’ka pas qare pa i realizu punesimet ilegale ne Komune se per to ka vendos shefi i tij i vertete, pra Molliqaj. Mos e mbaj barren e tjeterkujt o Shpend se mjaft te del barra e jote.
p.s. Shpend, njerezit te cileve ju ke referu ne postim jane shume para teje ne politike. Kur kane qene ata aktiviste te PDK-se, ti ke qene ne shoqeri civile, hala pa e themelu FER-in. Mos ofendo palidhje, bonu fer! 🙂