Ish-deputeti Dardan Sejdiu ka thënë se ka pritur që 100 ditshi i punës së Qeverisë në krye me Albin Kurtin ka pritur që të jetë agresiv e ambicioz.
Megjithatë, Sejdiu thotë se ajo se çka është parë në këto ditë të punës janë arsyetimet, akuza e ankesat për popullizëm.
“Arsyetime, akuza e ankesa!
100 ditëshi i Qeverisë Kurti kam pritur që të jetë agresiv e ambicioz, zhvillimor e transformativ, siç ishte edhe Alternativa Qeverisëse! Ajo çfarë pamë këto 100 ditë ishin arsyetime, akuza, ankesa e popullizëm! E ardhmja është digjitale, digjitalja kërkon ambicie e guxim transformues”, ka shkruar ai.Reklamë
“E ardhmja është e gjelbërt, e gjelbërta kërkon qartësi mbi orientime të politikave publike. E ardhmja mund të filloj edhe 100 ditët e ardhshme! Jo domosdoshmërisht nga qeveria”, tha Sejdiu.