Dardan Sejdiu kritikon vendimin e BQK-së që la në duart e bankave çështjen e kredive në krizën e Coronavirusit

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Dardan Sejdiu, njohës i çështjeve bankare, ka reaguar lidhur me vendimin e BQK-së që e lë në diskrecionin e bankave trajtimin e klientëve për kredi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Sejdiu e ka cilësuar vendimin si shpërfaqja më serioze e impotencës që shteti ka ndaj politikave ekonomike.

Postimi i tij i plotë:

Vendimi i BQK-së në lidhje me trajtimin e klienteve me kredi që duhet t’i bëjnë bankat komerciale është shperfaqja më serioze e impotencës që ka ky vend vis-a-vis politikave ekonomike.

Me këso vendime BQK është duke u siguru që edhe ajo pak ndërmarrësi e prodhim që ka filluar të zhvillohet në Kosovë, t’i nënshtrohet diskrecionit vendimarres të bankave komerciale!

Pra, profiti bankar karshi ndërmarrjes!

Po besoj që është e qartë se për çka do vendosin bankat!

Shembuj ka plotë, guxim me vepru duhet!

rriNshpi ❤️

Të ngjashme