Dardan Sejdiu: Në Kosovë je kundër pushtetit ose përkrahës i tij, mes nuk ka, anash edhe ma keq

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-zyrtari i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se në Kosovë ka vetëm dy lloj mendimesh.

Kundër pushtetit ose përkrahës i pushtetit, janë dy mendime sipas Sejdiut.

Postimi i tij në Facebook:

Që të sqarohemi një herë e mirë. Në universin e quajtur Kosovë, ka vetëm dy lloj mendimesh për dhe në politikë:

1. mendim që është kundër pushtetit e pra me automatizem perkufizohet si tradhtar, hajn e shok i oligarkeve, dhe

2. mendim që përkrah pushtetin, e pra është patriot e i drejtë!

Ose je njeri ose je tjetri!

Mes nuk ka!

Ndryshe nuk bënë!

Anash edhe ma keq!

Të ngjashme