Nënkryetari i Skënderajt dhe një nga figurat më me peshë elektorale në PDK ka folur për mundësinë që Dardan Sejdiu ta merrte postin e nënkryetarit në Komunën e Prishtinës.
Lushtaku tha se e respekton Sejdiun, por tha se nuk mjafton vetëm kjo.
“Është kryetari Memli Krasniqi edhe kryetari i degës që vendosin, nuk më takon mua të flasë. Dardani është i respektueshëm për mu, sikurse që është edhe për shumë qytetarë, kështu që unë respektin ndaj tij e kam, por nuk besoj që mjafton. Për mua cilin të vendos kryesia(nënkryetar) është i pranueshëm, e sidomos Dardani”, tha ai për Periskopin.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë mbrënë në Pressing se do të dëshironte që Sejdiu të bëhet pjesë e këtij subjekti politik.
“Unë shpresoj që z. Dardan Sejdiu t’i bashkëngjitet PDK. Do të dëshiroja..”, ka thënë Çitaku.