Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të “exit poll”-eve të para sa i përket rezultatit final.
Sejdiu ka thënë se një prej lajmeve të mira është që KQZ ka organizuar zgjedhjet mirë edhe përkundër situatës, derisa shton se rezultati zgjedhor që e nxjerr Vetëvendosjen të parën mundëson një qeverisje afatgjate.
Reagimi i plotë:
Disa lajme të mira sot:
Kjo fuqi elektorale e rrit edhe përgjegjësinë karshi qytetarëve! Kjo duhet të përkthehet në politika transformuese, llogaridhenie dhe mbase ngritje të mirëqenies për qytetarët e kësaj Republike!
Urime e suksese