Destinacionet e listuara me “rrezik ekstrem” për t’u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sitian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me “rrezik të lartë”.
Pikërisht në kohën e sezonit veror, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për udhëtim në mbarë Evropën për shkak të kërcënimit me sulme terroriste në kontinent.
Vetëm brenda vitit të fundit, ky është paralajmërimi i katërt i SHBA-së për Evropë, raporton Washington Post.
E ndërsa Amerika është e përfshirë shumë në Kosovë dhe siguria e vendit është në masë të madhe në duart e këtij shteti, megjithatë DASH paralajmëron qytetarët e vetë se udhëtimi për në Kosovë është “shumë i rrezikshëm”, transmeton Koha.net.
Destinacionet e listuara me “rrezik ekstrem” për t’u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sitian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me “rrezik të lartë”.
Në Zelandë të Re, ueb-faqja e ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kishte ndonjë paralajmërim për Evropën si tërësi, por këshillon udhëtarët të mbajnë në mend “rrezikun global në rritje nga terrorizmi”.
Franca, e cila ka përjetuar disa sulme terroriste viteve të fundit është listuar si vend me “pak rrezik”, së bashku me vende tjera si Gjermania, Suedia e Britania e Madhe.
Paralajmërimi i DASH-it për rrezik gjatë udhëtimit përfundon më 1 shtator, nëse, natyrisht, nuk zgjatet.