Dashuria e shumë njerëzve për Albin Kurtin nuk është si dashuri në shikim të parë.
Ai në politikë ka qenë shumë herët, por ka qenë i injoruar prej shumicës.
Nuk është as dashuri për interes. Edhe ata që e kanë votuar, nuk kanë qenë të bindur se ai do t’i bëjë çirak.
Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera.
Kurti e nxiti me sukses urrejtjen ndaj partive tjera, me propagandë të fortë, duke i paraqitur edhe punët e mira si punë të këqija.
Tash ata njerëz e kanë shumë siklet ta pranojnë se kanë qenë të mashtruar.
Vazhdojnë ta duan Kurtin për inat. Tash jo për inat të partive të tjera, po për inat të vetëvetes.
Edhe kur janë në pyetje sanksionet e BE-së, ata përpiqen të gjejnë arsyetim.
Edhe kur janë në pyetje qortimet e SHBA-së, ata qëndrojnë të hutuar. Edhe kur është në pyetje biseda e ndyrë me Radojçiqin, ata nuk guxojnë të flasin.
Pra, urrejtja ndaj partive të tjera ende mbetet më e fortë sesa interesi shtetëror.