Dasma mbretërore britanike mes princit Harry dhe të fejuarës se tij aktores amerikane Meghan Markle, është në përgatitjet e saj të minutës së fundit.
Por ajo që ka rënë në sy në janë forcat e shtuara të policisë. Snajperë në tarraca, ushtarë të armatosur që patrullojnë rrugët, por jo vetëm.
Mediat shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.
E cilësuar si dasma që do të ndiqet nga një audiencë botërore rekord prej mbi 2 miliardë shikuesish në Evropë, Amerikë, Afrikë e pjesë të tjera të botës, kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses, dhe spekullimeve se kush do e shoqërojë nusen në altar, pasi i ati i saj.