Daut Haradinaj ka dorëzuar mandatin e fituar në zgjedhjet e fundit dhe vendin e tij do ta zë i pari në listën e pritjes së AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
Me anë të një statusi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar tash e disa mandate.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së! Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend”, ka shkruar Haradinaj.
“Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit. Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë. Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë”, shtoi tutje ai.