Daut Haradinaj i reagon ministrit Aliu për bllokimin e autostradës së Dukagjinit: Shpejt do të vie dita të dilni para popullit

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se Dukagjini nuk do e durojë injorimin që i bëhen nga Qeveria Kurti.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!? Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër” ka shkruar Daut Haradinaj në reagim.

Të ngjashme