Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj duke i uruar ditëlindjen njërit nga bashkëluftëtarët e tij, ka thënë se në luftën e fundit shumë familje u dalluan me kontribut të drejtpërdrejt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se e tillë ishte familja e Arifsmajlve nga Gllogjani e cila Kosovës i dha dy dëshmorë e shumë të tjerë të plagosur e humbje gjymtyrësh.
“Në historinë tonë në përgjithësi e në veçanti në luftën e fundit, u dalluan shumë familje me kontribut të drejtpërdrejt. E tillë ishte edhe familja e Arifsmajlve (Qerimaj) nga Gllogjani, që Kosovës ja dha dy dëshmorë e shumë të tjerë të plagosur, ku në mesin e tyre dy i humbën këmbët”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se Naimi që sot ka ditëlindjen, e humbi këmbën por jo edhe vullnetin për jetë.
“Naimi që sot ka ditëlindjen e humbi këmbën por kurrë nuk e hupi vullnetin për të jetuar.Urime ditëlindja miku im Naim, edhe shumë tjera!”, është shprehur Daut Haradinaj.