Ish – shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj dhe njëhersh kandidat për deputet, sot ka vizituar Junikun dhe Rastavicën.
Nga atje ai tha se Shtabet zgjedhore janë të mobilizuar si kurrë më parë për fitoren e madhe për Forcën e Kosovës më 14 Shkurt.
‘Takim me miq e aktivistë të Aleancës në Junik e Rastavicë. Shtabet zgjedhore të mobilizuara si kurrë më parë për fitoren e madhe për Forcën e Kosovës më 14 Shkurt.
Suksese e dalshim faqebardhë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.