Daut Haradinaj: Kam një ekip perfekt për qeverisjen me kryeqytetin

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ishte i ftuar në RTK për të folur rreth situatës politike, kandidaturën e tij për Prishtinë, listën për Asamble si dhe çështje të tjera.

Haradinaj tha se shpallja e tyre për kandidaturën për komunat tha se nuk është i hershëm për të fituar komunën, ai tha se madje në vende të ndryshme apo në Amerikë nis dy vjet më herët.

Më tej Haradinaj tha se po marrin përkrahje të madhe nga qyetetarët dhe se kanë bindje që në tetor Aleanca do dalë faqebardhë.

Ai tha se Aleanca nuk ka asnjë shqetësim se do dal me rezultate shumë të mira.

“Nuk ka qenë aksidentale kandidatura për Prishtinë, personalisht kam mendu që si deputetë në këto rrethana nuk mund të bëhet më shumë se sa këto 5 mandate sa kam qenë, jam mundu me tregu që në Kuvendin e Kosovës nuk do të duhet të jesh vetëm partiak, kam votu shpesh herë kundër qëndrimit partiak, kam votu shpesh herë gjëra të cilat nuk kanë qenë popullore, u deshtë me votu sepse kam mendu që janë në interes të Kosovës dhe mendoj se në këto periudha sa kam qenë deputet kam lënë një shenjë të mirë të bashkëpunimit dhe të unitetit të caktuar, por edhe kritikues për tema të cilat kam mendu që duhet kritikuar, kështu ka ndodhë edhe largimi im nga Kuvendi i Kosovës dhe për dy arsye të tjera, e para se zotri Dreshaj sidomos në këtë kohë që ishim në pandemi është shumë i rëndësishëm në Parlament… dhe të njëjtën kohë kam kërkuar hapësirë të i kthehem vetëm kryeqytetit dhe t’i kem duart se lira ashtu siç i kam”.

“Tash e tre muaj unë kam arritur të kem një ekip perfekte, 70 për qind janë në kompletim dhe 30 për qind janë drejt rekrutimit dhe jo të gjithë janë të paraqitur në publik”.

Haradinaj më tej tha se po punon me shumë ekipe të ekspertizës dhe se janë duke mbuluar thuajse çdo pjesë të kryeqytetit, duke filluar nga qendra e deri tek 41 fshatrat të cilat kanë probleme e shumë kërkesa sidomos në aspektin urbanistik.

Të ngjashme