Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka qytetarët uruar qytetarët në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ushtria e Kosovës u rreshtua përkrah Ushtrisë Amerikane dhe aleatëve të saj.
Ndër të tjera, Haradinaj ka shprehur mirënjohje ndaj gjeneralit James Mattis për mbështetjen që ja dha ai themelimit të ushtrisë.
“Mirënjohje e veçantë Gjeneralit James Mattis që i dha mbështetje themelimit të saj”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Dy vite nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ushtri kjo që u rreshtua përkrah Ushtrisë Amerikane dhe aleatëve të saj. Mirënjohje e veçantë Gjeneralit James Mattis që i dha mbështetje themelimit të saj. Urime!
https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/3448286091891161/?d=n