Daut Haradinaj: Në Llukë të Deçanit u mbyll plaga e hasmërisë para 33 vitesh

Prishtinë | 01 Maj 2023 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar pajtimin e gjaqeve në Llukë të Deçanit në 33-vjetorin e kësaj ngjarje historike.

Daut Haradinaj ka thënë se prezenca e madhe e njerëzve mbetet e pashlyer në memorjen time, ashtu siç mbeti në memorjen e historisë sonë.

“Para 33 vitesh, kombi shqiptar u bashkua në Llukë te Deçanit për ta mbyllur plagën e hasmërisë, dhe për t’i hapur rrugë unifikimit mbarëkombëtar”.

“Kam qenë fëmijë, ku bashkë me Shkëlzenin e shumë të tjerë, mora pjesë në këtë tubim. Edhe pse nuk kuptoja shumë se çfarë po ndodhte, ajo prezencë mbetet e pashlyer në memorjen time, ashtu siç mbeti në memorjen e historisë sonë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

“Nderime të përjetshme atyre që e organizuan dhe gjithë atyre që e shtrinë dorën e pajtimit!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme