Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka uruar festën e 28 Nëntorit.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka postuar një fotografi me djalin e tij dhe një foto nga dalja e parë publike e UÇK-së.
“Nga Davidi i vjetër dhe i riu, ju urojmë 28 Nëntorin mbarë kombit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.
Sot është 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.