Ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot kanë nderuar e kujtuar dëshmorin e kombit Luan Haradinaj si dhe veprën e atdhetarit, Smajl Haradinaj.
“Në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, nderuam sot dëshmorin e kombit, Luan Haradinaj.
Bashkë me përkujtimin për Luanin, kujtojmë dhe veprën e atdhetarit të madh, Smajl Haradinaj.
Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e heroit tonë të madh gjithëkombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Pranverat në trojet tona çelin në liri, sepse ishin ata që të jemi ne sot.Lavdi dëshmorëve të kombit!”