Daut Haradinaj: Prodhuesve do t’u ofrojmë treg modern për promovimin dhe shitjen e produkteve

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka vizituar disa prodhues të produkteve bujqësore.

Ai tha se prodhuesve të kryeqytetit përveç subvencioneve, në qeverisjen e tij do të ju mundësohet edhe një treg modern, ku do të mundë t’i promovojnë dhe shesin produktet e tyre.
“Prodhuesve të mrekullueshëm të kryeqytetit përveç subvencioneve nga Komuna për rendimente, derivate dhe makineri do t’u ofrohet edhe tregu modern ku do kenë mundësi t’i promovojnë produktet e tyre”, ka treguar Haradinaj.
Kujtojmë se, krijimi i kodit 038 në produktet e bujqëve dhe blegtorëve do të ofrojë lehtësira në plasimin e tyre në treg dhe te gastronomët e Kryeqytetit.

Të ngjashme