Daut Haradinaj: Shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, njohja nga Izraeli e forcon këtë lidhje

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, nëpërmjet faqes së tij në facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar varrezat e hebrenjëve, në Prishtinë. Ai ka thënë se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë.

“Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje”, ka shkruar Haradinaj

Postimi i plotë: 

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje!”

Të ngjashme