Davies do ta veshë fanellën e Bayernit deri më 2025
Tashmë është zyrtare, Alphonso Davies ka rinovuar kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2025.
119 vjecari ka impresionuar me paraqitje si mbrojtës i majtë në Bundesliga këtë sezon, çka ka bërë që klubi t’ia rinovojë kontratën për pesë vite.
Davies ka bërë 221 paraqitje për Bayernin këtë sezon, ka shënuar një herë, para se të ndërpritet sezoni për shkak të koronavirusit.
“Jam shumë i lumtur. Bayerni është një ndër klubet më të mira në botë dhe ka qenë ëndërr që një ditë të luaj këtu. Jam ndier mirë që nga dita e parë”, u shpreh ai.
“Dua të fitoj sa më shumë tituj me këtë klub. Mentaliteti për të fituar gjithçka është në ADN e Bayernit”.