DBPZhR me njoftim për ndërmarrjen e veprimeve për prerjen e drunjëve në pronësi private dhe publike

Rahovec | 15 Jan 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Berat Duraku, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit ka nënshkruar njoftimin me të cilin ka njoftuar të gjithë qytetarët për ndërmarrjen e veprimeve për prerjen e drunjëve që janë në pronësi private dhe publike në territorin e komunës së Rahovecit.

Pika 1 e njoftimit thotë se duhet të përgatitet kërkesë me shkrim në Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural parashtrohet nga pronari i ngastrës kadastrale për tu pajisur me LEJEN për prerjen e pyjeve private dhe publike nga ku do të zhvillohet veprimi i prerjes së drunjëve, kërkesës duhet ti bashkëngjisin :

• Fleta poseduese e pronës (pyllit)

• Kopja e planit e pronës (pyllit)

• Kopja e letërnjoftimit e pronarit.

Kurse pika 2 e njoftimit thotë se Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural duhet ti prezantohet edhe një marrëveshje ose një autorizim të noterizuar me shkrim e arritur në mes pronarit të ngastrës kadastrale dhe subjekteve të tjerë – kryerësit që planifikojnë ndërmarrjen e veprimit të prerjes së drunjëve në ngastrën e pronarit të caktuar .

Pika 3 e njoftimit thotë se në rastet ku kërkesa është paraqitur nga ndonjë i afërm i pronarit të ngastrës kadstrale për zhvillimin e veprimtarisë për prerjen e drunjëve, parashtruesi i kërkesës duhet të prezantoj dëshmi mbi afërsinë familjare me pronarin e ngastrës ( Certifikatë të lindjes, Certifikatë mbi bashkësinë familjare etj.) dhe të zhvilloj procedurën e rregulltë administrative sikurse që është prezantuar në pikën 1 të këtij njoftimit .

Ndërsa pika 4 e njoftimit thotë se kërkesat për tu pajisur me Leje për prerjen e drunjëve në pyjet private dhe publike parashtrohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec nga ditë e Hënë-e Premte, prej orës 08:00-16:00 h.

Pika 5 e njoftimit thotë se afati për parashtrimin e kërkesave në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për tu pajisur me Leje për prerjen e pyjeve në pronat private dhe publike është deri më 31.03.2019.

Kurse pika e 6 dhe e fundit thotë se obligohet Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural gjatë zhvillimit të procedurës administrative për tu pajisur me Leje për prerjen e pyjeve private dhe publike të zbatoj në mënyrë decidive të gjitha dispozitat e Udhëzimin Administrativ nr.07/2010, të datës 28.06.2010 .

ka nënshkruar njoftimin me të cilin ka njoftuar të gjithë qytetarët për ndërmarrjen e veprimeve për  prerjen  e drunjëve që janë në pronësi private dhe  publike në territorin e komunës së Rahovecit.

Pika 1 e njoftimit thotë se duhet të përgatitet kërkesë me shkrim në Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural parashtrohet nga pronari   i ngastrës kadastrale  për tu pajisur me LEJEN  për prerjen e pyjeve private dhe publike nga ku do të zhvillohet veprimi i prerjes së drunjëve, kërkesës duhet ti  bashkëngjisin :

·         Fleta poseduese e pronës (pyllit)

·         Kopja e planit e pronës (pyllit)

·         Kopja e letërnjoftimit e pronarit.

Kurse pika 2 e njoftimit thotë se Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural duhet ti prezantohet edhe një marrëveshje ose     një autorizim të noterizuar me shkrim e arritur në mes pronarit të ngastrës kadastrale  dhe subjekteve të tjerë – kryerësit që planifikojnë ndërmarrjen e veprimit të prerjes së drunjëve në ngastrën e pronarit të caktuar .     

Pika 3 e njoftimit thotë se në rastet ku kërkesa është paraqitur nga ndonjë i afërm i pronarit të ngastrës kadstrale  për zhvillimin e veprimtarisë për prerjen e drunjëve, parashtruesi i kërkesës duhet të prezantoj dëshmi mbi afërsinë familjare me  pronarin e ngastrës ( Certifikatë të lindjes, Certifikatë mbi bashkësinë familjare etj.)  dhe të zhvilloj procedurën e rregulltë administrative sikurse që është prezantuar në pikën 1 të këtij njoftimit .  

Ndërsa pika 4 e njoftimit thotë se kërkesat për tu pajisur me Leje për prerjen e drunjëve në pyjet private dhe publike parashtrohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec nga ditë e Hënë-e Premte,  prej orës  08:00-16:00 h.

Pika 5 e njoftimit thotë se afati  për parashtrimin e kërkesave në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për tu  pajisur me Leje për prerjen e pyjeve në pronat private dhe publike është deri  më 31.03.2019.

Kurse pika e 6 dhe e fundit thotë se obligohet Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural gjatë zhvillimit të procedurës administrative për tu pajisur me Leje  për prerjen e pyjeve private dhe publike të zbatoj  në mënyrë decidive të gjitha dispozitat e Udhëzimin Administrativ nr.07/2010, të datës 28.06.2010 .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme